Vushtrriasit ia dogjën tri automjetet në oborr

S’ka të arrestuar

Një person nga Vushtrria është ankuar në polici pasi që ia kishin djegur automjetet e parkuar në oborr.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjën e 18 janarit në Vushtrri.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se persona të panjohur në oborrin e tij, ia kishin vënë zjarrin dy veturave të tij Mercedes dhe veturës tjetër gjysmë kamionet me targa lokale”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë rasti është nën hetime./21Media

Back to top button