Rrëzohet një punëtor i KEDS-it
Viktima është dërguar në spital
Një punëtor i KEDS-it ka pësuar lëndime trupore pasi që është rrëzuar aksidentalisht në vendin e punës.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45 në Malishevë.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i Kompanisë së KEDS-it, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është rrëzuar aksidentalisht”, ka bërë të ditur policia.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital.
Policia ka njoftuar se rasti i cilësuar si asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës është nën hetime./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?