VV akuzon Ahmetin për keqpërdorim në tenderin e qumështit

Rrahmani: Tenderi i qumështit skemë kriminale, u humbën 530 mijë euro

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka akuzuar kryetarin Shpend Ahmeti për dëmtim të buxheti me tenderin për qumësht, për nxënësit e ciklit të ulët.  Asambleisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani ka thënë se në vitin 2014 i njëjti tender e ka pasur vlerën 200 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 ka kushtuar 730 mijë euro. Sipas VV-së, kompania fituese është e lidhur direkt me kompaninë prodhuese “Devolli Group” SHPK./21Media

Back to top button