Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverinë Hoti për paaftësi në fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo parti opozitare konsideron se ekzekutivi nuk e ka prioritet arsimin dhe se ka krijuar huti tek nxënësit, mësimdhënësit dhe vet prindërit.

Për gjitha këto, partia e Albin Kurtit ka thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kërkesë e cila do të trajtohet sot në mbledhjen e kryesisë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka përmes një konference për medie, tha se qeveria për gjithë muajt sa kishte në dispozicion nuk ka bërë asgjë që të niset mbarë fillimi i vitit të ri shkollor.

“Sinjali i parë dhe vula që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin është shkurtimi i buxhetin për arsim”, tha ai.