Zaev për TV21, nesër do t’i shpall emrat e zv/ministrave

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ende nuk zbulon emrat e zv/ministrave dhe drejtorëve të cilët duhet të vijnë në krye të detyrave. Ai tha se ende është duke i intervistuar kandidatët potencial.

“Nuk mund të them emra, sepse ende nuk i kemi konfirmuar me partnerët. Unë si mandatar nuk jam gati, sepse ende po bëj intervista me kandidatët, bisedoj me ta, si kandidatë potencial për zëvendës ministra. Besoj se deri nesëe më herët do të përfundoj, që pastaj t’i shpall emrat”, deklaroi Zaev në pyetjen e TV21./TV21

Back to top button