VV: JO zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës

Opozita kërkon shkarkimin e Rakiqit
Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e parë për këtë vit në të cilën u vendos që të enjten të mblidhet kuvendit në seancë plenarë. Pas mbledhjes, përfaqësues të partisë në pushtet thanë se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në territorin e Republikës së Kosovës, njëjtë siç u veprua me referendumin kushtetues të 16 janarit. Opozita mendon njëjtë, por kërkon nga kryeministri Kurti që të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, pas deklaratës që paralajmëroi reciprocitet ndaj Prishtinës./21Media

Back to top button