VV: Kryeministri i paligjshëm në vend të njohjes solli dëme nga Washingtoni

 

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kryeministri i paligjshëm shkoi në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Kosovën.

“Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj”, thotë VV.

Vetëvendosje gjithashtu përmendi dëmet, që sipas saj, i janë bërë Kosovës.

“Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.
Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.
Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.
Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.
Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.
Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, ka thënë tutje VV./21Media

Back to top button