VV mban zgjedhjet e brendshme partiake
Lëviza Vetëvendosje gjatë ditës së sotme mbajti zgjedhjet e brendshme partiake në 46 qendra. Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kandidatit i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ftoi të gjithë anëtarët e këtij subjekti politik që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.
Pas votimit në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, kryeministri Albin Kurti, tha se sot është ditë e demokracisë ku secili anëtarë i këtij subjekti do të dëgjohet.
“Sot është ditë e demokracisë në LVV-në, për shkak se kemi zgjedhjet e brendshme dhe secili anëtarë i subjektit tonë politikë mund dhe duhet të dëgjohet. Në 46 qendra apo degë të lëvizjes sonë mbahen zgjedhjet për kryetarë të lëvizjes, kryetare të strukturës së re “gratë për VV”, për kryetarët e strukturës të re, rinia për VV, por gjithashtu edhe për nivelet e qendrave apo të degëve në 26 sosh, mbahen zgjedhjet për kryetar të qendrave”.
Kryeministri Kurti, njoftoi se niveli i qendrave po ashtu do të ketë struktura të reja të grave dhe të rinisë.
“Niveli i qendrave po ashtu do të ketë struktura të reja të grave dhe të rinisë. Lëvizja jonë e gjerë ka nevojë për më shumë strukturim, andaj edhe i kemi këto strukturat e reja, dhe si lëvizje e gjerë duke pasur këso struktura të reja, synojmë që në kuadër të drejtimit tonë progresist ta bëjmë një organizatë edhe më të fuqishme”.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pas votimit tha se Lëvizja Vetëvendosje sot është më e fortë se kurdoherë më parë dhe po tregon për të katërtën herë demokracinë e saj të brendshme progresive dhe të shëndetshme.
Kryesuesi i këshillit zgjedhor të brendshëm të Vetëvendosjes Alim Rama, beri tw ditur se interesimi për të votuar ka qenë mjaft i madh duke i kaluar pritshmërit e kësaj partie.
“Ne si LVV dhe si komision zgjedhor i brendshëm kemi hapur mbi 200 vendvotime në të gjitha qendrat dhe pikat. Po ashtu, edhe në të gjitha qendrat mërgatë ku votohet online. Deri tash pjesëmarrja është më shumë siç e kemi pritur. Procesi është duke shkuar në rregull, dhe pa asnjë problem deri tash”, tha ai”, tha Alim Rama, kryesuesi i këshillit zgjedhor të brendshëm të Vetëvendosjes.
Kryetari aktual i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri, Albin Kurti, garon edhe për një mandat katërvjeçar dhe nuk ka kundër kandidat, ndërsa është votuar edhe për udhëheqjen e grave, post të cilin e synon ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./21MEDIA