Çfarë parasheh projektligji për pagat?

Sipas Projektligjit për Paga i cili tashmë është në diskutim publik, koeficienti për mësimdhënës në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, do të jetë 5.8, ndërsa për profesionistet shëndetësor 12. Në SBASHK, thonë se sapo të gjendet një zgjidhje për t’i dhënë fund grevës do të merren me projektligjin për paga pa dhënë detaje të tjera. Nga ana tjetër, mjeket po e mirëpresin projektligjin për paga edhe pse, siç thonë i vonuar, duke shpresuar që ky projektligj mos të përfundoj edhe kësaj rradhe në Gjykatën Kushtetuese.
Me projektligjin për pagat e shërbyesve civilë, koeficienti më i lartë, 18, i takon presidentit të vendit, pasuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pas kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës me 17.
Për mësimdhënës në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, sipas projektligjit për paga, koeficienti do të jetë 5.8. Reshit Kushaj nga SBASHK-u, thotë se tani janë të interesuar ta përfundojnë grevën dhe më pas të merren me projektligjin për paga.
“Ne e kemi pranuar ligjin, por ne si SBASHK tani nuk jemi duke u marr me komentimin e projektligjit për paga për arsye se tani jemi të interesuar që sa më parë të mbyllim grevën dhe ta realizojmë kërkesën tonë të cilën e kemi bërë për opinionin publik, mediat dhe qeverinë”, thote Reshit Kushaj nga SBASHK-u.
Ndërsa, për profesionistet shëndetësorë është vendosur koeficientin 12. Kryetari i Odes së Mjekjeve të Kosovës Pleurat Sejdiu, projektligjin për paga e konsideron të vonuar. Sipas tij, ky ligj mund vonohet edhe më gjatë dhe të ngec në Gjykatën Kushtetuese.
“Ky ligj është i vonuar gjithsesi, por frika jonë është që do të vonohet prapë. Nëse flasim për 8 muajshin dhe të gjitha llogaritë optimiste mund ta kemi në shtator të vitit të ardhshëm, nëse ecën. Ashtu siç flitet tani për sektorin e shëndetësisë vërehet fare mirë se aty ka mungese të dorës së profesionalizimit shëndetësor, atyre që merren me politika shëndetësore”, thote dr.Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, thotë rritja e pagës së mësimdhënëseve duhet të shoqërohet edhe me një sistem të mirëfilltë të mësimdhënies.
“ Rrija e pagës se mësimdhënëseve për të gjitha nivelet është e mirëseardhur dhe dëshmon një përkushtim karshi komunitetit të mësimdhënëseve dhe nderlikueshmerise dhe rëndësisë që ka ky sektor…”
Zyrtari për media në Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë, Enlirat Duraku, shpreson që kësaj rradhe projektligji për paga mos të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese, thote Rinor Qehaja, njohës i çështjeve të arsimit.
“ Të them të drejtën të gjithë koeficientet, duke filluar nga mjeket nuk janë për tu hedhur poshtë, pasi që sadopak përmirësojnë gjendjen sociale dhe ekonomike si dhe sigurojnë stabilitet financiar. Kësaj rradhe kemi dhënë komente edhe analizat tonë që të sigurohemi që ligji mos të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese”, mendon Enlirat Duraku nga Federata e Sindikatës së Shëndetësisë.
Ligji i pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij institucioni i Avokatit të Popullit e pati dërguar në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës. Që nga ajo kohe ligji është shfuqizuar dhe ka mbetur pezull./21MEDIA

Back to top button