VV nuk e përkrahë askënd në Vushtrri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në “Debatin Zgjedhor” në RTV21 tha se votuesit e VV-së në Vushtrri janë përcaktuesit e fituesit së balotazhit.
“Unë sot e ftoj me 14 nëntor përtej vijave partiake përtej çdo hatër mbetje që mund ta kemi mes vete Vushtrria duhet të mbetet e vushtrriasve betja është që ta ruajmë këtë qeverisje të mirë që ta ruajmë qytetin për qytetarët e Vushtrrisë që të mos kthehemi tek të njerëzit e njëjtë”, tha ndër tjera Tahiri.

Në anën tjetër Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri njoftoi se ka vendim për të mos e mbështetur asnjërin nga kandidatët në balotazh. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se do të mbajnë qëndrimin e opozitarizimit.
“Përvoja na mësoj që mbështetja për një kandidat tjetër nuk garanton as minimumin e mundësisë që realizimi programor në të mirë të qytetarëve respektohet, përkundrazi bëhen pengesa e obstruksione vetëm e vetëm që dallimi në rezultate të punës të mos i linte të padukshme resoret që udhëhiqte i mbështeturi! Ato resore pastaj u bënë të famshme për keqpërdorime ndërsa ndershmëria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me resoret që udhëhiqte u bë e padurueshme dhe pengesë e korrupsionit deri në largim nga koalicioni”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Në zgjedhjet e vitit 2017 në Vushtrri LDK-ja dhe VV-ja ishin në koalicon, të cilin e kanë prishur në fillim të këtij viti./21Media 

Back to top button