VV premton 500 mijë euro për mbështetjen e fermerëve në Lipjan

Kandidati i VV-së për të parin e Lipjanit, Adnan Rrustemi sonte në RTV21 premtoi 500 mijë euro për mbështetjen e fermerëve.
Rrustemi u shpreh se subvencionet duhet të shpërndahen në baza meritore.

Në zgjedhjet në Lipjan kanë të drejtë vote gjithsej 61 mijë e 45 qytetarë. Në garë për kryetar të Lijanit janë katër kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Budakova, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti dhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Hyzer Rizani./21Media

Back to top button