VV sot mban disa tubime elektorale

Lëvizja Vetëvendosje sot ka paralajmëruar se do të mbajë disa tubime elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Më 14 janar, e martë, në Shtërpcë te restaurant “Firaja” prej orës 14:00, për të vazhduar në Kaçanik te Palestra e Sportit në orën 18:00, dhe pastaj në Han të Elezit në Sallën e Sportit “Imri Curri” prej 19:30. Në këto takim do të merr pjesë Albin Kurti.
Ndërsa në ora 18:00, në Shkollën Fillore “Migjeni”, kjo parti takon përkrahësit e saj në Siboc. Pjesëmarrës është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kandidati për deputet Halil Thaçi. (Shkolla Fillore “Migjeni”, ora 18:00.
Konjufca më pas vazhdon me tubimin tjetër elektoral në Kastriot, i shoqëruar nga kandidati për deputet Halil Thaçi. Takimi mbahet në Shkollën Fillore “Ibrahim Rugova” në ora 19:00.