VV tregon pse Kurti e Mustafa u morën vesh për t’i ftuar ambasadorët
VV: Ambasadorët e QUINT-it u ftuan jo si ndërmjetësues, por si ndihmues
Erzen Vraniqi, drejtues i sekretariatit për media në VV, ka thënë se në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë.
Vraniqi ka theksuar se kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30.
“Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, ka shkruar Vraniqi në Facebook./21Media