Mustafa thotë se nuk e din nëse do të marrin pjesë ambasadorët në takim

Takimi Kurti-Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në Kuvend për takimin që do të ketë me liderin e Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Në këtë takim është paraparë që do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Qunit-it, mirëpo në një prononcim për media Mustafa ka thënë se nuk e din nëse do të marrin pjesë ambasadorët.

Në pyetjen nëse prezenca e ambasadorëve do të ndërronte qëndrimin e LDK-së, Mustafa nuk u përgjigj.

Takimi Kurti-Mustafa do të fillojë në ora 17:00./21Media

Back to top button