VV: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë u realizua plotësisht

 

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu bëri të ditur se vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë sot u realizua plotësisht.

Sipas, Kryeziut, tubimi i paraparë u mbajt.

“Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë.  Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe.”, shkroi Kryeziu në facebook.

Ndryshe, në disa media sot u raportua se vizita e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë u ndërpre nga një grup i qytetarëve serbë./21Media

Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti e presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot….

Posted by Perparim Kryeziu on Saturday, January 30, 2021

 

Back to top button