“We Don’t Talk About Bruno” e para në Billboard Hot 100

Kënga “We Don’t Talk About Bruno” e filmit të animuar “Encanto”, ka kaluar në vendin e parë në Billboard Hot 100.
E shkruar nga Lin-Manuel Miranda, e ‘rrëzoi’ nga froni edhe këngën e artistes Adele “Easy On Me” dhe u bë e para këngë e një filmi të animuar që prek vendin e parë që nga “A Whole New World”, e “Aladdin – 1993”.
Fituesja e çmimit “Oscar”, “Let it Go” – në vitin 2014 kishte zënë vendin e pestë.
“We Don’t Talk About Bruno” ka mbi 34 milionë dëgjime, sipas Billboard.
“Encanto” është me regji të Jared Bush dhe Byron Hoëard dhe u dha premierë në vjeshtë.
Flet për një tregim të një familjes nga Kolumbia e cila njihet si Madrigals, që të njëjtit pranojnë dhurata në qytetin e tyre, i thirrur Encanto./21Media

Back to top button