Abdixhiku tregon se çka diskutoi me Escobarin e Lajçakun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák.

LDK-ja përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë me theks të veçantë për procesin e dialogut,

“Abdixhiku i njoftoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës”, thuhet në një komuniaktë të dërguar për media nga LDK-ja.

Përfaqësuesi Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot janë takuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button