WhatsApp prezanton kodin sekret për bisedat e mbyllura

WhatsApp ka prezantuar “Lock Chat-in” hap ky i cili mundëson që përdoruesit të fshehin bisedat e tyre

E mira e këtij funksioni është se siguron që askush përveç jush nuk mund t’i shoh ato biseda.

Si fillim shtyp mbi biseden që dëshironi ta fshehni dhe zgjedhni opsionin “Lock chat”, pastaj vendosni një fjalkalim unik tuajin, ku mund të përfshihen edhe emoji.

Këtë fjalkalim ju mund ta përdorni pastaj për tu kyqur në bisedat që dëshironi të keni akses vetëm ju.

“Së shpejti mund të fshehni dosjen tuaj të bisedave. Pastaj zbulojeni duke shtypur kodin tuaj sekret në shiritin e kërkimit” ka shkruar WhatsApp në X.

Funksioni i ri ‘Secret Code’ për ‘Lock Chat ’ u prezantua nga drejtori i kompanisë Meta Mark Zuckerberg.

Duke pasur parasysh që WhatsApp përdoret rregullisht nga miliona njerëz çdo ditë për biseda të ndjeshme dhe private, këto përmirësime për të siguruar dhe fshehur bisedat private janë të mirëseardhura./21Media

Back to top button