Will Smith jep dorëheqje nga Oscars
Aktori amerikan, Will Smith, ka dhënë dorëheqje nga Akademia Oscars pasi që gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars ai e ka goditur me shuplakë komedianin Chris Rock.
“Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha aktori përmes një deklarate.
Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë me procedurat disiplinore.
Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.
Disa minuta më vonë ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard, ku Smith portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.
Dorëheqje a Smith, sipas Hollywood Reporter, nënkupton se ai më nuk mund të votojë për Oscars, por mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar./21Media