Will Smith pranohet në klinikë rehabilitimi pas incidentit në Oscars

Pas sulmit ndaj komedianit Chris Rock në Oscars të këtij viti, aktori Will Smith ka kërkuar ndihmë nga ekspertët për të përballuar stresin në një klinikë rehabilitimi. 

Aktori amerikan ishte ylli i mbrëmjes së Çmimeve të Akademisë, kur e goditi me shuplakë humoristin pasi bëri një shaka për flokët e gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Ky moment pati pasoja të tilla, saqë siç raporton gazeta britanike The Sun, artisti do të kalojë pak kohë në një klinikë rehabilitimi.
“Ndikimi i reagimit e ka goditur fort Will-in, kështu që ai do të marrë ndihmë për të përballuar stresin. Kjo është padyshim beteja e karrierës së tij. Do të jetë një tërheqje e nivelit të lartë të përdorur nga të pasurit dhe të famshëm dhe ai do të bëjë shumë kërkime shpirtërore dhe duke punuar për të ecur përpara”, thuhej në shkrim e The Sun.
Smith shpreson, sipas burimit të gazetës, të kthehet në kohë për të shpëtuar karrierën dhe reputacionin e tij.
Kujtojmë se, pas faljes zyrtare, aktori tashmë është shkarkuar nga Akademia e Filmave Oscar pas sulmit.
“Unë jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë tjetër që menaxhmenti i konsideron të përshtatshme”, tha Will Smith në një deklaratë.

Nga ana e saj, organizata e çmimeve hapi një dosje disiplinore ndaj aktorit për “kontakt fizik të papërshtatshëm, sjellje abuzive ose kërcënuese dhe cenim të integritetit të Akademisë”./21Media
Back to top button