Wolves dhe Aston Villa përgatisin ofertat për Matheus Cunha

Klubet e Premierligës Wolves dhe Aston Villa po synojnë një lëvizje në janar për sulmuesin e Atletico Madrid, Matheus Cunha.
Dy skuadrat angleze kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit, kupton GOAL, me synimin për të bërë një ofertë në janar.
23-vjeçari ka një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2026 – pasi u bashkua nga Hertha Berlin vetëm në gusht 2021 – por, thuhet se është i hapur për një lëvizje në Premier League.
Cunha ka bërë 54 paraqitje për Atletico, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në atë kohë.
Megjithatë, ai nuk ka shënuar ende këtë sezon, me vetëm dy asistime këtë sezon në 17 paraqitje në të gjitha garat./21Media

Back to top button