Sipas Haradinaj, qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta

Sipas Haradinaj, qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta

I nominuari për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, qytet për të cilin thotë se ‘është për keqardhje që një qytet që fle në ar, të vazhdojë të jetë i varfër.

Haradinaj ka deklaruar se me qeverisjen e tij, Trepça do të shndërrohet në gjenerator kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nga Podujeva vazhduam në Mitrovicë. Është për keqardhje që një qytet që “flen” në ar, vazhdon të jetë shumë i varfër.Sa herë që kemi folur për vendimet e mëdha dhe të guximshme për vendin dhe qytetarët, po ua them se kemi menduar pikërisht edhe për Trepçën” ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se Trepça jonë do të shndërrohet në gjenerator kyç, shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës, i një shteti gjithëpëfshirës më tërësi të plotë territoriale e me sovranitet.

Sipas tij qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta por edhe do të shfrytëzojnë të mirat e shtetit të përbashkët.

“Kosova është një, e pandashme dhe për të vendosim vetëm ne, qytetarët e saj” tha Haradinaj./21Media