Xeni uron nipin për ditëlindje

 
Këngëtari shqiptar, Shkëlzen Jetishi – Xeni, i ka uruar ditëlindjen nipit të tij, Arit.
Në llogarinë e tij në Facebook, Xeni ka publikuar një fotografi ku shihet me nipin e tij, teksa ka lënë edhe një mbishkrimi urimi.
“O Ari… urime gjyshi ditëlindjen, të dëshiroj gjithë të mirat e kësaj bote….”, ka shkruar Xeni në Facebook.

Ndryshe, Xeni ka njoftuar se këtë vit ka vendosur të pauzojë dhe ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore.
“Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm dhe pas intervenimit kirurgjik që kam pasur, në konsultim me mjekun, kam vendosur që këtë vit të pushojë dhe t’i anulojë te gjitha aktivitetet e mija muzikore”, ka shkruar Xeni ditë më parë në Facebook.
Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme./21Media

Back to top button