Xhaçka takoi Dendias: Çështja ‘Beleri’ nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet me Greqinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka takuar në Bruksel homologun e saj grek, Nikos Dendias. Ata kanë biseduar për çështjen “Beleri” për çka Xhaçka ka thënë se kjo çështje gjyqësore nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe.

“Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë”, ka shkruar Xhaçka.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himares, Fredi Beleri, ishte arrestuar nën dyshimin për blerje të votës.

Back to top button