Xhaçka thotë se Qeveria e Kosovës tregoi pjekuri

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës.
Ministrja e Shqipërisë ka theksuar se Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo centimetër katror të territorit të saj.
“Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, ka theksuar Xhaçka.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku serbët kanë bllokuar dy pika të kalimit kufitar. Ai ka thënë se përshkallëzimi i situatës është i paarsyeshëm duke shtuar që Kosova ka të drejtë dhe detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial të saj./21Media

Back to top button