Ramë Lahaj: Festivalin ia kam dedikuar nënës së ndjerë
Mbrëmë ka mbaruar edicioni i dytë i festivalit “RLIOF” të tenorit të njohur, Ramë Lahajt.
Përgjatë këtyre ditëve u krijua një atmosferë e mrekullueshme në Prishtinë.Mysafire speciale e këtij edicioni ishte këngëtarja shqiptare, Erza Muqolli.

Në një postim në rrjetet sociale, tenori tha se këtë festival ia ka dedikuar të ëmës, që ndërroi jetë vitin që lamë pas.
View this post on Instagram
Në këtë koncert performuan: Angela Gheorghiu, Franco Vassallo, Jean Bernard Thomas.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili në rrjetet sociale u shpreh se ndihet i i lumtur që “Komuna e Prishtinës është përkrahësja më e fuqishme e Rame Lahaj International Opera Festival për këtë vit, dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe më tutje”./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?