Xhafa: Mund të shkojë një javë derisa të stabilizohet furnizimi me ujë në Drenas

 

Mund të shkojë deri një javë derisa të stabilizohet furnizimi me ujë në Drenas, kështu tha për rtv21 ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa.

Xhafa u shpreh se në Drenas është një teknologji më e vogël dhe nuk po kanë mundësi trajtimi.

U.d i drejtorit të Ujësjellësit, Sokol Xhafa në një intervistë për emisionin “BonBon” u shpreh se edhe Feronikeli e ka rënduar situatën pasi që kjo kompani e ka marrë ujin edhe të turbulluar dhe e ka ndotë sistemin e tubacionit.

Xhafa tha se në Drenas do të ketë ujë në sasi minimale, por premtoi se do të dërgojnë edhe autocisterna me ujë në mënyrë që të përmbushën sado pak nevojat e qytetarëve./21Media

Back to top button