Vrasje në Prishtinë

 

Një vrasje ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë. Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.  Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Sipas policisë një person është arrestuar dhe është konfiskuar arma e përdorur në rast.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndermerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e perdorur në rast. Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit te plotë të ketij rasti​”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button