Xhaferi: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe eurodeputeti dhe raportues për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Qyçyk shkëmbyen mendime për progresin e shtetit dhe gjendjen brenda partiake para zgjedhjeve parlamentare.

Siç njoftoi shërbimi qeveritar për media, Xhaferi në takimin ka theksuar se anëtarësimi në BE mbetet qëllim strategjik i vendit ndërsa plotësimi i detyrave që janë pjesë e kornizës negociuese me BE edhe më tej janë angazhim i fortë i qeverisë, përcjell TV21.

Xhaferi dhe Qyçyk kanë shkëmbyer mendime edhe për reformat e arritura në vend dhe për dinamikën e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE. Dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se vazhdimi i procesit të zgjerimit është në interes të BE-së, ndërsa në këtë mënyrë vendet e Ballkanit Perëndimor do të fokusohen në përforcimin e proceseve të reformave./TV21

Back to top button