Xhaferi godet foltoren – përkthyeses: Fol shqip

Talat Xhaferi e Gramoz Ruçi në konferencë për media

Gjatë preskonferencës së përbashkët mes kryetarit të kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe atij të Shqipërisë Gramoz Ruçi, ndodhi një incident sa qesharak aq edhe simbolik.

Përkthyesja e cila përkthente fjalimet e palëve, befas filloi të përkthejë nga gjuha maqedonase në gjuhën maqedonase, në vend se të përkthejë në atë shqipe.

Në këtë moment, kreu i kuvendit Xhaferi, duke i rënë foltores, i tha përkthyeses që të përkthejë në shqip.

Takimi Xhaferi – Ruçi u përmbyll me premtimin për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme nga të dyja palët./21Media

Back to top button