Xhaferi: Nëse Ivanov nuk jep mandatin, kuvendi zgjedh qeverinë

”Nëse Ivanov nuk reflekton, Parlamenti ka kompetenca ekskluzive për të zgjedhur qeverinë, sepse afati për të zgjedhur qeverinë fillon në momentin kur shumica parlamentare ia dorëzon kryetarit të Parlamentit programin qeveritar”

Protestuesit kishin qëllim eliminimin fizik të disa deputetëve dhe po të mos ishte roja, do të kishte edhe viktima. Kështu konstatoi Talat Xhaferi, në intervistën e tij të parë pas zgjedhjes si kryetar i kuvendit të Maqedonisë, të zhvilluar në Click plus.

“Ata huliganë kanë pasur qëllime të zymta. Mund të shihet se qëllimi përfundimtar ka qenë eliminimi i personave të caktuar brenda Kuvendit edhe atë, jo më pak se eliminim fizik të deputetëve”, u shpreh Talat Xhaferi.

Ai gjithashtu drejtoj gishtin drejt deputetëve të VMRO-DPMNE-së ku i ndihmuan protestueseve për të hyrë në kuvend, caqet ishin të parapërcaktuara, prandaj jo të gjithë deputetet ishin të lënduar.

“Duket qartë se janë dy deputetë eventualisht tre të VMRO-së, njëri është Mukovski, tjetri është Stefanovski, mjeku nga Ohri dhe i treti është Tarçullovski i cili ka udhëzuar, nuk i ka hapur dyert fizikisht, por i ka udhëzuar protestuesit”, tha Xhaferi.

Kryetari i Parlamentit madje ka thënë se nëse reflekton presidenti Ivanov, Parlamenti ka kompetenca ekskluzive për të zgjedhur qeverinë.

“Nëse Ivanov nuk reflekton, Parlamenti ka kompetenca ekskluzive për të zgjedhur qeverinë, sepse afati për të zgjedhur qeverinë fillon në momentin kur shumica parlamentare ia dorëzon kryetarit të Parlamentit programin qeveritar dhe propozimin për kabinetin qeveritar”, shtoi ai.

Kryetari i kuvendit tha se ministri i punëve të brendshme i kishte marrë të gjitha masat që duhet, por drejtori i sigurisë publike, Mitko Çavkov i iku përgjegjësisë duke zbatuar urdhërat partiak të VMRO-DPMNE-së, raporton TV21./21Media

Back to top button