Xhaferi pasi zgjedhet kryeministër, i dërgon porosi VMRO-së

Në fjalimin e parë si kryeministër, Talat Xhaferi ka dërguar porosi deri te VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.

Ndaloi në fotografinë e përbashkët të Qeverisë teknike, ku munguan ministrat e VMRO-DPMNE-së, të cilët sërish do të marrin pjesë në udhëheqjen e saj.

“Ndoshta nuk është momenti, por do të ndaloj në fotografinë familjare ku munguan kandidatët e propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, por gjithsesi në zbatim fotografia do të jetë ndryshe. Dua t’ju them qytetarëve – mos u brengosni shumë për fotografinë, koncentrohuni në punën dhe në obligimet që dalin nga mandati juaj”, tha Xhaferi./TV21

Back to top button