Konjufca uron Xhaferin: Arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Konjufca përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo është një arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

“Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut”, ka shkruar Konjufca./21Media

Back to top button