Xhaka me Zvicrën e shkatërrojnë Bjellorusinë në Serbi

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar edhe ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kombëtares së Zvicrës, ku kjo e fundit arkëtoi pikët e plota nga kjo përballje.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Karađorđe” të Novi Sadit, Zvicra e ka shkatërruar Bjellorusinë duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0.

Mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka ishte protagonist sot me një gol (minuta e 62’), kurse Renato Steffen me hat-trick (minuta e 4’, 17’ dhe 29’), dhe Mohamed Amdouni (minuta e 65’) vulosën fitoren 5:0 të Zvicrës.

Me pikët e reja, Zvicra ngjitet në krye të Grupit I në kuotën e tre pikëve, dy më shumë se Kosova në vendin e dytë dhe Izraeli në të tretin.

Në anën tjetër, Bjellorusia pozicionohet tani e fundit në grup me asnjë pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 5:0 në favor të Zvicrës.

Xhaka “dridh” Serbinë, i shënon gol Bjellorusisë (VIDEO)

Mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka ka shënuar gol në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Kombëtarja e Zvicrës e ka thelluar epërsinë në 4:0 në ndeshjen kundër Bjellorusisë, që po zhvillohet në Novi Sad të Serbisë.

Golin e katërt për “Helvetikët” e shënoi kapiteni i kombëtares, Granit Xhak, i cili shënon për 4:0 në minutën e 62’ të ndeshjes.

Golin e gjeni më poshtë.

Belarus 0 – [4] Switzerland – Granit Xhaka 62′ – Mar 26, 2023 (streamin.me)

Zvicra e thellon epërsinë ndaj Bjellorusisë (VIDEO)

Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Karađorđe” të Novi Sadid, ku po zhvillohet ndeshja mes Bjellorusisë dhe Zvicrës.

Kombëtarja e Zvicrës e ka thelluar në 2:0 epërsinë në ndeshjen si mysafire kundër Bjellorusisë, ku përsëri golashënues është Renato Steffen.

Granit Xhaka harkoi drejt portës së Bjellorusisë, ku portieri e priti atë, dhe nga goditja e rikthyer, Steffen gjendet më së miri në zonë dhe shënon në minutën e 17’ për 2:0.

Golin e gjeni më poshtë.

Belarus 0 – [2] Switzerland – Renato Steffen 17′ – Mar 26, 2023 (streamin.me)

18:15- Zhbllokohet rezultati mes Bjellorusisë dhe Zvicrës (VIDEO)

Me të zhvilluar minuta e pestë e ndeshjes në stadiumin “Karađorđe” të Novi Sadid, është shënuar goli i parë në ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Zvicrës.

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen si mysafire kundër Bjellorusisë, falë golit të shënuar nga Renato Steffen.

Steffen shënon në minutën e 5’ për 1:0.

Golin e gjeni më poshtë.

Streamsc

17: 20 – Xhaka udhëheqë Zvicrën ndaj Bjellorusisë

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Karađorđe” i Novi Sadid do të jetë nikoqir i përballjes me Bjellorusië dhe Kombëtares së Zvicrës.

Të dy kombëtaret përballen sot në kuadër të fazës së grupeve të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Zvicra dhe Bjellorusia pozicionohen në Grupin I, ku gjendet Kosova, së bashku me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë.

Takimi i fundit me Zvicrës dhe Bjellorusisë daton në muajin qershor të vitit 2017, ku asokohe Zvicra regjistroi fitore minimale me shifrat 1:0.

Kapiten te Zvicra sot është mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, i cili synon të udhëheqë “Helvetikët” drejt fitores sot në Serbi, kundër Bjellorusisë.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Bjellorusia (4-5-1): Kudravets; Yuzepchuk, Volkov, Polyankov, Malkevich; Kovalev, Ebong, Yablonskiy, Selyava, Grechikho; Khvashchinskiy

Zvicra (4-3-2-1): Sommer; Rodriguez, Akanji, Elvedi, Widmer; Freuler, Zakaria, Xhaka; Steffen, Vargas; Itten

Back to top button