Xhaka pas largimit të Petkoviq: E shkruam historinë së bashku

 
Pas largimit të Vladimir Petkoviq nga Përfaqësuesja e Zvicrës ka reaguar mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili e falënderoi trajnerin për gjithçka, duke e quajtur udhëtim të paharrueshëm kohën sa ishin pjesë e Kombëtares Zvicerane.
“Çfarë udhëtimi! Zotëri, vetëm dua të ju falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku! Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm – faleminderit për gjithë mundin tënd, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën se si e ke formuar një ekip kombëtar. Ne nuk do ta harrojmë punën tuaj dhe ju urojmë gjithë të mirat ”, ka shkruar Xhaka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

 Petkoviq i është bashkuar skuadrës franceze, Bordeaux, atje ku do të jetë për 3 vjet./21Media 

Back to top button