Zaev dhe Thaçi u dakorduan për zgjedhjet lokale

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi janë dakorduar që të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale.
Këtë e ka bërë të ditur Zaevi, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”.
“Me qëllim që për qytetarët të sigurojmë kryetarët dhe këshilltarët më të mirë, të cilëve t’u shërbehet populli është qëllimi dhe përcaktimit kryesor. Në disa komuna, bashkëpunimin do ta realizojmë në rrethin e parë, ndërkaq në komuna të tjera në rrethin e dytë. LSDM-ja vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionin më të madh dhe më të mirë për zgjedhjet lokale në tetor”, ka shkruar Zaev, transmeton TV21.
PDSh-ja tanimë ka zyrtarizuar kandidaturat në disa komuna, mbetet të shihet se në cilat komuna ajo nuk do të paraqesë fare kandidatë për të mbështetur bashkërisht partitë e koalicionit një kandidat që në rrethin e parë, shkruan TV21./21Media

Back to top button