“Xhaketat e Verdha” nuk ndalen

Kërkojnë dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron

Protestat erdhen pasi Qeveria franceze të premtën i quajtën protestuesit si ngatërrestarë me qëllimin e vetëm ta rrëzojnë Qeverinë, duke ashpërsuar qëndrimin ndaj lëvizjes.

Në mbledhjen e parë të kabinetit për vitin 2019, presidenti Emmanuel Macron u ka thënë ministrave se rendi dhe ligji duhet të rikthehet.

Protestat e dhunshme mbi shpenzimet e jetesës kanë sjellë probleme dhe shkatërrim Parisit dhe qyteteve tjera të mëdha.

Një nga protestuesit në protestën e sotme deklaroi se ata kanë të drejtë rebelimi.

“Ne kemi të drejtë të rebelohemi pasi ata nuk kanë të drejtë të na lënë neve në këtë ndyrësirë. Jemi të lodhur nga lojërat. Nuk duam të jemi skllevër më, duam të kemi mundësi të jetojmë nga ajo që fitojmë.”, tha protestuesi.

Një nga udhëheqësit e protesës mbarëkombëtare Eric Drouet u arrestua të mërkurën për organizimin e një proteste të padeklaruar, para se të lirohej të enjten./21Media

Back to top button