“Xhirimet për përdorimin e armëve kimike në Siri janë të rrejshme”

Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergej Shojgu

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, ka deklaruar se pjesa më e madhe e xhirimeve për përdorimin e armëve kimike në Siri janë të rrejshme. Raportet për përdorimin e armëve kimike në Siri janë shndërruar në armë informative, e cila po përdoret për qëllime politike, tha Shojgu, shkruan rtv21.tv

Ai vuri në pah se gjëra të ngjashme kanë ndodhur edhe në Irak, kur u shfaqën xhirimet e cilindrave të ndryshëm, si shembull të armëve kimike, por se më vonë u konstatua se Iraku nuk ka poseduar armë të tilla.

Forcat opozitare në Siri kumtuan më 4 prill se forcat qeveritare kanë ndërmarrë sulm me armë kimike në provincën Idlib. Organizatat për parandalimin e armëve kimike njoftuan se analiza e mostrave të marra nga viktimat dëshmuan praninë e gazit sarin./21Media

Back to top button