Abdixhiku – Qeverisë: Amnistues të Berishajt, rehabilitues të Ivanoviqit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se subjekti që ia drejton është ende në pritje të veprimeve dhe do të vazhdojë të kërkojnë shkarkimin e Martin Berishajt si dhe kërkim faljen për siç ka thënë ai lartnimin e Oliver Ivanoviqt nga ana e kryeministrit Albin Kurti. Ai  ka nisur ragimin në Facebook duke iu drejtuar qverisë Kurti si” Amnistues të Martin Berishaj, Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.
“Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit. Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai paraprakisht ka përmendur rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për të cilin ka thënë se ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.
“I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.”, ka shkruar i pari i LDK-së.
Sa i përket rastit të Oliver Ivanoviqit, Abdixhiku jka thënë se është edhimshme se ai po ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’.
“I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”, ka përfunduar Lumir Abdixhiku./21Media

Back to top button