Yll Limani këndon bashkë me fansen e vogël në skenë

Yll Limani është një prej këngëtarëve që ka ditur më së miri si të rrëmbejë zemrat me projektet e tij që pëlqehen nga çdo moshë.
Këngëtari i cili të dielën ka performuar në qytetin e Beratit në Shqipëri, ku është organizuar festë e madhe e quajtur “Wine & Stories of Berat”, është surprizuar nga një vajzë e vogël, e cila dinte këngën e Yllit dhe këndoi në skenë bashkë me të.
Ata e kënduan bashkë, këngën “Lshoja Zanin” të cilën Ylli e ka publikuar në dhjetor të vitit 2021, si pjesë e ‘mini-albumit’ që solli.

@marielamariela72 @ylllimanii ♬ original sound – Mariela Mariela


Ndryshe, kënga “Lshoja Zanin” deri tani ka arritur mbi 24 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button