Ylli i BTS do ta fillojë shërbimin ushtarak muajin e ardhshëm
Ylli i K-Pop Jin do të nis shërbimin e tij ushtarak muajin e ardhshëm, konfirmoi një burim pranë këngëtarit.
29 vjeçari do të nis shërbimin ushtarak më 13 dhjetor në Yeoncheon në provincën veriore Gyeonggi.
Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Korenë e Jugut, ku të gjithë burrat duhet të shërbejnë në ushtri për 18 muaj.
Parlamenti i Koresë së Jugut miratoi një projekt-ligj në vitin 2020 që lejon yjet e botës së artit të shtyjnë shërbimin e tyre deri në moshën 30 vjeçare.
Shërbimi i Jin nis me një kurs në të cilin do të trajnohet për pesë javë para se të caktohet në një njësi.
Muajin e kaluar, kompania e BTS njoftoi se shtatë anëtarët e grupit planifikonin të kryenin shërbimin ushtarak, dhe Jin i cili mbush 30 vjet më 4 dhjetor, do të ishte i pari që regjistrohej.
BTS kanë grumbulluar regjistrime të cilat do t’i lëshojnë gjatë kohës sa ata mungojnë./21Media