Vritet një polic në Mitrovicë

 
Një polic është vratë sot rreth orës 10:28 gjatë trajnimit të rregullt periodik në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria Rajonae e Policisë së Mitrovicës.
“Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri. “, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin./21Media

Back to top button