Yllka: Kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës

Yllka Gashi me rolin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi” ka marrë çmimin “Aktorja më e mirë”, në festivalin “Seminci” në Spanjë.

Pas këtij suksesi, Yllka përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur e lumtur për këtë sukses teksa, ka publikuar disa fotografitë nga gala mbrëmja e çmimeve në festivalin e filmit në Valladolid, ku “Zgjoi” fitoi dy çmime.
“Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me një rrëfim inspirues të grave të Krushës e Fahrije Hotit! Nder e kënaqësi të shpërblehemi në njërin nga festivalet e filmit me traditë mbi 60 vjeçare”, ka shkruar ndër tjera Yllka në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yllka Gashi (@yllka_gashi)

 Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë./21Media

Back to top button