Zaev: Diçka e mirë po vjen

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Zoran Zaev është i informuar se çka qëndron pas mbishkrimit “Dicka e mirë po vjen…” të cilët po e promovojnë ditëve të fundit anëtarët, ministrat dhe deputetët e BDI-së. Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo ide nënkupton që BDI dhe LSDM do të dalin  me kandidat të përbashkët shqiptarë për kryetar të Qytetit të Shkupit, Zaev nuk deshi të jap detaje, por theksoi se është diçka në të mirë të shtetit dhe në frymën e përparimit të ambientit politik në vend.

“Unë do ta them atë që e di sepse kuptohet jam i informuar nga zëvendësi im në Qeveri, BDI ka një punë të mirë për ta kumtuar të shtunën. Është e bukur sepse është në korrelacion me punën e Qeverisë, është e bukur sepse është moderne dhe sepse është adekuate për shekullin 21. Mua më pëlqen që kështu mendohet në nivelet më të lartë të BDI-së. Unë do ta lë që BDI vetë ta kumtoje sepse kjo është agjenda e tyre. Besoj se kjo është në frymën e përparimit të ambientit politik në shtet”, tha Zoran Zaev, kryeministër./TV21

Back to top button