Zaev: Disa deputetë të VMRO-së hapën dyert e Kuvendit

Lideri i LSDM-së sot është paraqitur në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar rreth ngjarjes së 27 prillit në Kuvend si palë e dëmtuar

Zaev deklaroi se “Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë organizuar hyrjen e masës në Kuvend me plan dhe qëllim që të kryejnë vrasje”.

Zaev pret që me drejtësinë të përballen të gjithë ata persona ndaj të cilëve ekzistojnë dëshmi si kryerës të dhunës, organizator dhe porositës të të gjithë asaj që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendit, natën e 27 prillit. Zaev saktësoi se Kuvendi ka 5 hyrje dhe protestuesit kanë tentuar të futen nga të gjitha anët, por ia arritën që të hyjnë vetëm nga hyrja kryesore e Kuvendit, për shkak se disa deputetë i hapën dyert. Ndërkohë që në hyrjet tjera, dyert ishin të mbyllura dhe sigurimi i Kuvendit e bëri punën e vet deklaroi Zoran Zaev, shkruan Tv21.tv

Zaev pret që me drejtësinë të përballen të gjithë ata persona ndaj të cilëve ekzistojnë dëshmi si kryerës të dhunës, organizator dhe porositës të të gjithë asaj që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendit, natën e 27 prillit. Gjatë ditës pritet që dëshmitë e tyre para Prokurorisë ti japin edhe Radmilla Sheqerinska, Petre Shilegov dhe Oliver Spasovski./21Media

Back to top button