“Deri në fund të muajit do të kemi Qeveri”

Kryetari i LSDM ka thënë se pret që deri në fund të muajit të formohet Qeveria në Maqedoni

Lidhur me garancitë për ruajtjen e unitarizmit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Maqedonisë , të cilët kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se do t’i japë deri te Kryetari Gjorge Ivanov , theksoi se janë duke e harmonizuar tekstin kabineti i tij me atë të shefit të shtetit.

“Pasi ta përshtatim tekstin, do të kërkoj takim që sa më shpejtë ta marrim mandatin për formimin e qeverisë. Pres që qeveria e re të formohet deri në fund të muajit.

Zgjedhjet lokale sipas Zaev , mund të caktohen për në vjeshtë ose pranverën e ardhshme.

Back to top button