Zaev ecën vetë, Rama e Vuçiq bashkë!

Preisdenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot janë pritur nga Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama në Pallatin e Brigadave në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.
Gjatë pritjes kryeministri shqiptar Edi Rama i kushtoi vëmendje më shumë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duke i vendosur dorën në shpinë dhe duke diskutuar derisa hyjnë në Pallat, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut u pa teksa hynte vetë në Pallat.

Sot gjatë këtij takimi liderët e nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje, përfshirë atë për krijimin e një tregu të përbashkët të punës./21Media

Back to top button