Zjarri përfshin një shtëpi, dy persona dërgohen në QKUK

Një shtëpi në Malishevë është përfshirë nga zjarri. Polcia njofton se lëndime  trupore ka pësuar një burrë dhe një grua të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:05.
‘Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi e banuar. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale lëndime  trupore kanë pësuar dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovar-e të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.
Rasti është në procedurë hetimore./21Media 

Back to top button