Zaev hodhi poshtë paralajmërimet për shumicë të re parlamentare

 

Askush nuk negocion me Micksokin pohon kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pasi që dje shefi i opozitës tha se po negocion për shumicë të re edhe me parti që janë pjesë e koalicionit me LSDM.

Zaev për paralajmërimet e tilla të Mickoskit tha se ndoshta mund të ndodh e kundërta – partnerët e koalicionit të DPMNE t’i bashkohen shumicës parlamentare.

Në lidhje me spekulimet se për shkak të mosmarrëveshjeve në LSDM, Partia për lëvizje të turqve e Enes Ibrahim, mund të largohet nga koalicioni, Zaev pohon se është i bindur se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Z. Mickoski thotë se siç duket nga Hëna Murri kinez, ashtu shihet se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tani, do të ketë shumicë të re apo zgjedhje të parakohshme? Unë do të them – sado që dikush të është kozmonaut, nga lartë t’i shikojë gjërat, vlerësoj për veten se jam shumë më i informuar se të gjithë të tjerët, të tillë e kam funksionin. A do të shkojë dikush me z. Mickoski kjo varet nëse beson në angazhimet për të cilat ai angazhohet, që është bllokadë, prolongim, llomotitje, ngecje apo diçka të ngjashme dhe pasojat dhe lidhjen nga regjimi”, deklaroi Zaev./TV21

Back to top button