Seancë e jashtëzakonshme për Ushtrinë

 

Qeveria e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për të përkrahur lejimin e dërgimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nga ora 18:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se subjekti i tij  e mbështetë mbajtjen e kësaj seance.

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës. Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

E nisim vitin me një lajm fantastik!

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë…

Posted by Arben Gashi on Tuesday, January 5, 2021

Back to top button